Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAP

    kal.
    1. Zë dikë a një send me dorë a me diçka tjetër, rrok, zë; kund. lëshoj: kap me mashë (me darë); e kap për flokësh.
    2. v. III e zë papritur dhe e mbulon, e shtyp ose e dëmton; zë: e kapi vinçi (trari); i kapi dera gishtin.
    3. E zë të gjallë dhe e mbaj; e zë dhe e lidh mirë që të mos ikë, të mos lirohet etj.; e qep me diçka a e mbërthej: kap një zog (një flutur); e kap me grackë; e kapën rob; e kapi me karficë (me gjilpërë); / marr a pushtoj një copë vendi: kapën një pozicion kyç.
    4. E gjej dikë në një gjendje të vështirë, e zë duke kryer një veprim të dënueshëm; zë në befasi: e kapi nxënësin me kopje (të papërgatitur); e kapën në gabim (në faj); e kap me presh në duar e kap duke bërë faj; këtu më kape!.
    5. v. III (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më zë a më pushton një ndjenjë, një sëmundje etj. (edhe në disa njësi frazeologjike): më kapi frika (tmerri); e kapi gripi; e kapën xhindet e kapi inati.
    6. E kuptoj menjëherë një çështje; e rrok; arrij ta përvetësoj ose ta shikoj a ta dëgjoj; nuk më shpëton: e kapi shpejt mësimin (e ri); kap hallkën kryesore; ma kapi syri (veshi); ia kapi fillin (anën) një pune e filloi mirë një punë; / e gjej a e shfrytëzoj si duhet kohën ose rastin; zë: e kap momentin.
    7. Arrij dikë a diçka që ecën para meje a që shkon diku; zë: e kapa në të dalë të fshatit; e kapa trenin; / arrij një kohë a një moshë të caktuar: po i kap të pesëdhjetat.
    8. Edhe jokal., edhe fig., filloj, nis; zë: e kapi nga bishti (një punë); ka kapur rrugë të keqe.
    9. v. III e rreh, e zë (dielli, era etj.); e përfshin: këtu nuk na kap plumbi; e kap ligji; e kapi shërbimi ushtarak.
    10. v. III përbën, arrin; zë: shpenzimet kapën një shumë të madhe.