KAPEDAN
m. sh.
- vjet. Kryetari i një çete a i një ushtrie; komandant trim.
- Njeri trim, trim i madh; njeri shumë i zoti e me shpirt luftarak. Kapedani i nënës!
- bised. Kapiteni i një anijeje. Kapedani i mirë njihet në furtunë. fj.u.
- hist. Bajraktar.
- Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Djalë kapedan.