Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAPËRCYELL

    m. sh.
    1. Shteg kalimi për njerëzit në gardhin e një kopshti etj.; shkallë e thjeshtë ose dru me bigë të madhe që mbështetet në anë të një gardhi për të kaluar matanë. Te kapërcyelli i kopshtit. Hipi në kapërcyell.
    2. Shteg i ngushtë kalimi, vendkalim i ngushtë në një pyll etj.; qafë mali, nëpër të cilën kalohet nga njëra anë e tij në tjetrën; urë e ngushtë vetëm për këmbësorë. Dolën në kapërcyell.
    3. fig. Etapë a fazë kalimtare; fundi i një shekulli, faza a koha e kapërcimit nga një shekull në shekullin tjetër. Në kapërcyellin e shekullit XIX.
    4. anat. Gurmaz.

      Shprehje

      • E hodhi kapërcyellin shih te HEDH. Është me këmbë në kapërcyell nuk ka mundur ende ta kapërcejë një gjendje të vështirë ku ndodhet; nuk di nga t'ia mbajë; është duke kërkuar një zgjidhje.