Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAPITULLOJ

    jokal.
    1. E quaj veten të mundur dhe i dorëzohem armikut, duke ndërprerë veprimet luftarake a kundërshtimet e duke pranuar kushtet që dikton ai si fitues. Gjermania naziste kapitulloi me 9 maj 1945. Kapitulluan pa kushte.
    2. fig. Nuk u qëndroj dot pengesave, vështirësive, fatkeqësive etj., humbas besimin në forcat e mia dhe nuk luftoj më për një çështje, për të mbrojtur një pikëpamje etj., dorëzohem. Nuk kapitullojmë para vështirësive.