Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KAPUÇ

    m. sh.
    1. Kësulë pa strehë zakonisht në trajtë hinke; qeleshe. Kapuç i bardhë. Kapuç i leshtë. Kapuçi i kundragazit pjesa prej llastiku e kundragazit që vihet në kokë.
    2. Kësula e qepur në jakën e një mushamaje, të një gune etj., e cila vihet në kokë kur bie shi a dëborë ose kur bën ftohtë; kaçule. Kapuçi i gunës (i pelerinës).
    3. Diçka që ka trajtën e kësulës. Kapuç metalik. Kapuçi i cigares hiri mbi cigaren e ndezur. Kapuçi i gjurit. anat. kupa e gjurit. Kapuçi i llambës.
    4. Pupagjel, pofkë. Bëjmë kapuça.

      Shprehje

      • I doli kapuç me mëngë i doli ashtu si nuk e priste. Të qiste (të nxirrte) pa kapuç të shfrytëzonte deri në palcë, të rripte lëkurën (për matrapazin, kapitalistin etj.).