KARAKTER m.sh.
1. Tërësia e veçorive psikike më kryesore, që shfaqen në veprimtarinë e në sjelljen e njeriut në shoqëri dhe që e shquajnë personalitetin e tij; njeri me veçori psikike e morale të caktuara. Me karakter të butë (të fortë). Me karakter të mbyllur. Tiparet e karakterit. Formohet karakteri. Nuk u puqen karakteret.
2. Këmbëngulje e madhe, vendosmëri për t`ia arritur një qëllimi, vullnet i fortë, qëndresë e burrëri. Njeri me karakter. Dobësi (mungesë) karakteri.
3. Ajo që e shquan diçka nga të tjerat, veti dalluese e diçkaje. Me karakter objektiv (subjektiv). Me karakter të përgjithshëm (të veçantë). Ka karakter klasor (politik, ideologjik). Karakter shkencor (artistik, pedagogjik). Ka karakter shoqëror (kombëtar, përparimtar).
4. art., let. Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori thelbësore të përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose të një grupi a mjedisi shoqëror në një epokë të caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (i gjallë). Karakter dramatik (tragjik). Karakter në letërsi (në art). Karakteret në prozën e Migjenit. Krijoi (dha) një karakter të ri.