Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KARBON

    m.
    1. kim. Element kimik, jometal, që gjendet në natyrë i lirë ose në të gjitha lëndët organike (simboli C). Karbon radioaktiv. Çelik me karbon. Oksid karboni gaz i përbërë nga karboni dhe oksigjeni, pa ngjyrë, pa shije, helmues, që digjet lehtë. Sulfuri i karbonit lëng pa ngjyrë, helmues, me erë si të vezës së prishur, që avullohet shpejt.
    2. Laps i zi që përdorin piktorët për vizatime. Vizatim me karbon.
    3. në sh. ~E, ~ET tek. Elektrodë qymyri (në aparatet kinematografike).

      Shprehje

      • Letër karboni letër e lyer me bojë që përdoret zakonisht në daktilografi për të shtypur një shkrim në disa kopje.