Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KARNAVAL

    m. sh.
    1. Festim me karakter fetar që bëhet në fillim të pranverës dhe vazhdon disa ditë, gjatë të cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska, të veshur me rroba jo të zakonshme (në disa vende të Evropës e të Amerikës; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Ditë (natë) karnavalesh.
    2. fig. Njeri i veshur në mënyrë jo të rregullt, që i bën të tjerët të qeshin; palaço. Ç`është bërë kështu, karnaval!
    3. fig. Punë qesharake, veprim jo serioz.