Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KARROQE

    f. sh.
    1. vjet. Enë e drunjtë, e rrumbullakët dhe me një dorezë, që nxinte tetë deri dhjetë kilogramë dhe që përdorej si masë drithi; sasia e drithit që nxinte një enë e tillë. Një karroqe misër (fasule). Bleu pesë karroqe grurë.
    2. krahin. Vedër.
    3. fig. mospërf. Njeri i trashë nga mendja, të cilit s'i hyn asgjë në kokë.

      Shprehje

      • U bë karroqe (tapë, thumb, livadh, xurxull, bërryl, fushë) thjeshtligj. shih te BËHEM.