KARVAN
m. sh.
- Varg i madh kafshësh, të ngarkuara me plaçka ose me ushqime e të shoqëruara nga qiraxhinj, që bëjnë udhëtime të largëta (në vende ku mungojnë rrugët automobilistike). Karvani i qiraxhinjve. Karvan devesh. I priu karvanit. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara. fj.u.
- Varg njerëzish, kafshësh ose automjetesh që udhëtojnë bashkë ose lëvizin në të njëjtin drejtim. Karvani i dasmorëve. Karvan patash. Karvan anijesh.
- Numër i madh; varg frymorësh ose sendesh; tufë. Një karvan fëmijë. Një karvan plaçka.
- përd. ndajf. Si varg, njëri pas tjetrit, në radhë për një. U radhitën karvan.
Shprehje
- Ylli i Karvanit astr. Afërdita.