Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KASHTORE

    f. sh.
    1. Kasolle e mbuluar me kashtë, kasolle kashtë. Lagja e kashtoreve.
    2. Ahur a plevicë ku mbahet kashta; mullar me kashtë.
    3. Shishe me bark të gjerë e të rrumbullakët, e veshur me kashtë që të mos thyhet; damixhanë e veshur me kashtë. Kashtore me raki (me verë).
    4. Kapelë dielli prej kashte, me strehë të gjerë, që e mbajnë ata që punojnë jashtë zakonisht në verë.
    5. Karrige prej kashte.
    6. Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes.
    7. Fshesë e vogël prej kashte, me një bisht prej teli, që përdor farkëtari për të spërkatur, qymyrin në farkë. Spërkat me kashtore.