Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KASOLLE

    f. sh.
    1. Ndërtesë e thjeshtë përdhese, e bërë me thupra të thurura, me qerpiçë, me gurë etj. dhe e mbuluar me kashtë, ku mbajnë bagëtinë; ndërtesë e tillë, ku banonin familjet e varfra para Çlirimit, plevicë, kolibe. Kasolle bagëtish (dhensh, lopësh). Kasolle prej kashte (prej balte). Kasolle me thupra (me qerpiçë, me gurë).
    2. Plevicë për të mbajtur bar, kashtë etj. për bagëtinë.
    3. Strehim i përkohshëm veror, i ndërtuar zakonisht me thupra e me kashtë, ku fle bariu ose rojtari.
    4. Stele qeni. Kasollja e qenit.

      Shprehje

      • Prish shtëpi e bën kasolle fj. u. shih te SHTËPI,~A.