KATANA
f. sh.
- Lodër fëmijësh, që bëhet me copa letrash të ngjitura mbi disa kallama dhe që ngrihet në ajër duke e mbajtur të lidhur me një spango; balonë. Bëri një katana. Lëshoi katananë.
- përd. mb. Që ka trup tepër të madh e jo të lidhur mirë; që ka vëllim të madh, por pa mbështetje të shëndoshë. Burrë katana. Kalë katana. Shtëpi katana.