KATAROSH
Im. sh.
- Stërdhëmb, dhëmb katarosh. I ka dalë një katarosh.
- Dash a cjap me katër brirë a me brirë të degëzuar.
IImb.
- Që del shtrembër, jashtë radhës a mbi të tjerët (për dhëmbët). Dhëmb katarosh.
- Që ka kokrra të mëdha, të dendura dhe të vendosura njëra mbi tjetrën në mënyrë të çrregullt. Misër katarosh.
- Që ka katër brirë, që ka dy çifte brirësh; me brirë të degëzuar (për dashin a cjapin).
- fig. Që sillet e vepron në mënyrë jo të rregullt; ters. Fëmijë katarosh.