Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KATEDËR

    f. sh.
    1. Vend i ngritur në një klasë ose në një sallë, me një tryezë të posaçme, prej nga flet ai që mban një leksion, një referat etj. Hipi në katedër. Flet nga katedra.
    2. Grup pedagogësh në shkollat e larta, që drejtojnë, organizojnë e kryejnë punën mësimore, pedagogjike e shkencore për një lëndë të caktuar a për disa lëndë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre; dhoma e këtij grupi pedagogësh. Katedra e historisë. Katedra e gjuhës shqipe. Përgjegjësi i katedrës. Mbledhja e katedrës. Vendimet e katedrës.