KATËRÇIPTË
mb.
- Që ka katër çipa, me katër qoshe. Kullë e katërçiptë. Fytyrë e katërçiptë.
- Që bëhet nga të gjitha anët a në të gjitha drejtimet; i plotë, i gjithanshëm; që thuhet në mënyrë të qartë e të plotë, i shprehur qartë. Analizë e katërçiptë. Vërtetim i katërçiptë. Pohim i katërçiptë.