Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KATËRMBËDHJETË

    Inum. rresht.
    1. Që i përgjigjet numrit katërmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e katërmbëdhjetë. Ditën e katërmbëdhjetë.
    2. përd. em. f. Një nga të katërmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e katërmbëdhjeta.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i katërmbëdhjeti.
    IInum. them.
    1. Numri që vjen menjëherë pas trembëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me dhjetë edhe katër. Katërmbëdhjetë herë. Katërmbëdhjetë veta (burra, gra). Është katërmbëdhjetë vjeç.
    2. përd. num. rresht. I katërmbëdhjetë. Pallati (dhoma) katërmbëdhjetë. Radha katërmbëdhjetë. Në faqen katërmbëdhjetë. Në kilometrin katërmbëdhjetë.