KATËRSH
Im. sh.
- Grup i përbërë nga katër qenie ose sende. Katërshi i parë. Formojmë (bëjmë) një katërshe. Ndaj në dy katërshe.
- Nota katër. Mori një katërsh.
- let. Strofë e përbërë prej katër vargjesh, strofë katërshe, katërvargëshe.
IImb.
- Që përbëhet e tëra nga katër njësi ose që ka një pjesë me katër njësi. Tel katërsh tel me katër fije. Çadër katërshe çadër me katër fletë. Strofë katërshe. let. strofë e përbërë prej katër vargjesh.
- Që ka përmasa ose vlerë prej katër njësish. Dërrasë katërshe dërrasë e trashë katër centimetra. Xham katërsh xham i trashë katër milimetra. Gozhdë katërshe gozhdë e gjatë katër centimetra.
IIIndajf.
- Në katër pjesë; katër e nga katër. Palos (më) katërsh. Ngjit shkallët (më) katërsh. Ndaj katërsh.