Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KATRANOS

    kal.
    1. Lyej me katran, bëj me katran. Katranos rrotat (e qerres).
    2. thjeshtligj. Fëlliq, ndot.
    3. fig. thjeshtligj. E bëj keq një punë, nxjerr një prodhim me cilësi të dobët; e bëj më keq, e prish në vend që ta ndreq; e bëj për dreq, e djallos; e ngatërroj, e ndërlikoj (një punë a një çështje). E katranosi fare punën. E katranosi gjellën.
    4. fig. thjeshtligj. Rregulloj disi (një gjë a një punë). Nuk e katranos dot. E katranosi më në fund.