KATROR
Im. sh.
- gjeom. Katërkëndësh kënddrejtë me brinjë të barabarta; çdo gjë që ka trajtën e kësaj figure. Këndi i katrorit. Sipërfaqja (brinja) e katrorit. Fletore me katrore. Stof (pëlhurë) me katrore. Vizatoj (bëj) një katror.
- mat. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri çfarëdo me veten e vet. Katrori i një numri. Katrori i hipotenuzës. Ngre në katror.
IImb.
- Që ka trajtën e një katrori. Dhomë (tryezë) katrore.
- mat. Që ka të bëjë me katrorin, që shërben për të matur sipërfaqen; që ka brinjën një metër (për një sipërfaqe ose një katror). Masat katrore masat e matjes së sipërfaqes. Metër katror sipërfaqja e një katrori, që ka brinjën një metër. Dy centimetra katrore.
- Rrënja katrore (e një numri) mat. shih te RRËNJ/Ë, ~A