Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KATUND

    m. sh.
    1. Fshat. Katund i ri. Katund më katund. Katund me njëqind shtëpi. Banoj (jetoj) në katund. U ngrit gjithë katundi.
    2. hist. Bashkësi e njerëzve, që merreshin kryesisht me blegtori e bënin një jetë shtegtare; vendbanimi i përkohshëm i këtyre njerëzve; fshat i madh, me shtëpi të shpërndara e larg njëra-tjetrës.

      Shprehje

      • Ia fut katundit thjeshtligj. flet kot, pa gjykuar thellë; bën një veprim të pamatur. Sa poshtë ka rënë katundi mospërf. shih te POSHTË.