Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËLLËF

    m. sh.
    1. Pëlhurë e qepur si qeskë a si thes i vogël, që mbështjell jastëkun ose dyshekun për ta mbajtur pastër. Këllëf i qëndisur. Këllëf jastëku (dysheku). I vë këllëfin.
    2. Kuti prej kartoni, prej lëkure etj., në trajtën e sendit që futim në të për ta mbrojtur nga goditjet, që të mos thyhet, të mos prishet a të mos fëlliqet. Këllëf mbrojtës. Këllëf lëkure (metali, kartoni). Këllëf thike (shpate, kitare, syzesh). Fut (vë, mbaj) në këllëf.
    3. Mbulesë a kësulë prej metali (prej ari, prej argjendi etj.), që i vihet dhëmbit të prishur. Këllëf ari. Ka vënë dy këllëfë.
    4. bot. Pjesa e fundit e gjethes pa bisht, që mbështjell nyjën e kërcellit te disa bimë (te misri, gruri etj.).
    5. anat. Shtresë prej indi lidhor, që rrethon e mbron enët e gjakut.