KËLLIRË
f.
- Papastërti që del nga larja e leshit, lyra e leshit; zhuli që zënë teshat e brendshme të trupit dhe jakat nga djersa. Ka zënë jaka këllirë. I doli këllira.
- Ujë i papastër, ujë i qelbur; ujë i turbullt.
- Mbeturina a papastërti që bien në fund të një ene me ujë ose me një lëng tjetër; llum. Ka zënë gjymi këllirë.
- sh. ~A, ~AT fig. keq. Njeri i keq, i papastër dhe i padobishëm për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë; diçka e keqe, që duhet pastruar a që duhet hequr qafe. Pastroj vendin nga këllirat. Heq këllirën.
- përd. mb. edhe fig. I papastër, i ndyrë; i turbullt (për ujin etj.). Këmishë këllirë. Ujë këllirë. Njeri këllirë. U bë këllirë.