KËMBALEC
m. sh.
- Kanxhë prej hekuri, si drapër me dhëmbë, që vënë telefonistët ose elektricistët në këmbë për të hipur nëpër shtylla; kanxhë. Vuri këmbalecët. Hipin (ngjiten) me këmbalecë.
- Secili nga dy drurët e gjatë, të mbërthyer horizontalisht në katër këmbë, mbi të cilët vendoset susta e krevatit; mbështetëse që ka këtë trajtë.
- Mbështetëse metalike ose e drunjtë, me tri a katër këmbë, mbi të cilën vendoset pëlhura e pikturës, partitura ose ndonjë send tjetër. Këmbaleci i piktorit.
- Mjet për të matur sipërfaqen e tokës së punuar, të korrur, të prashitur etj., që përbëhet nga dy shkopinj të mbërthyer në trajtë kompasi. Këmbaleci i normistit. Mat me këmbalec.
- shih KËMBALK/Ë,~A 1.