KËMBË
f. sh.
- Secila nga gjymtyrët e poshtme të njeriut ose të kafshëve, me të cilat ecin; veshja që mbulon këto gjymtyrë; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëve, nga kyçi e poshtë; gjurma që lë diku kjo pjesë e gjymtyrëve: këmba e majtë (e përparme); ka këmbë të gjata; shputa (thembra, gishtat) e këmbës; nga koka deri te këmbët; shkonte nga e shpinin këmbët; u ngrit (qëndroi) mëkëmbë (fëmija); më shkanë këmbët dhe rashë; i merren këmbët mezi ecën; e shtypi me këmbë; erdha më këmbë; kush luan këmbët, luan edhe dhëmbët (fj. u.) kush punon ha; këmbë për baltë, gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon ka edhe të hajë; shtriji (zgjati) këmbët sa ke jorganin (plafin, shtratin) (fj. u.) shpenzo aq sa ke; çdo ber varet nga këmbët e veta (fj. u.) çdo njeri e di vetë se ç'bën; më mirë të të shkasë këmba se gjuha (fj. u.) fjalët e nxituara mund të të sjellin dëm; / të ecurit ose mënyra e të ecurit; zhurma që dëgjohet kur ecim më këmbë: u dëgjuan ca këmbë; ndali këmbët ndali të ecurit; e lanë këmbët s'ecën dot; sa të ketë këmbë sa të ketë fuqi a mundësi për të ecur.
- Çdonjëra nga pjesët e zgjatura poshtë si gjymtyrë, mbi të cilat qëndron diçka; këmbëz: këmbët e karriges (e tryezës, e urës); këmba e kërpudhës bishti i kërpudhës.
- Rrëzë: në këmbë të malit.
- spec. Masë gjatësie a thellësie, e barabartë me 30.5 centimetra: pesë këmbë thellë.
- Shkallare: shkallë me gjashtë këmbë.
- fig. bised. Vend ose pozitë në shoqëri a në punë: zuri këmbën e t'et; punonte në këmbë të vëllait të vet.
- fig. bised. Gjendje nënshtrimi; zgjedhë: nën këmbën e pushtuesit.
- let. Masë vargu që përbëhet nga një grup rrokjesh, të cilat përsëriten ritmikisht (veçori e poezisë greke e latine).
Shprehje
- U bë këmbë e kryq (diçka) u ngatërrua shumë, u bë lesh e li; bëj këmbë eci; hyj i pari diku; ka bërë këmbë (diçka) iron. e kanë vjedhur, është zhdukur; i bëri këmbët baras (çift) mospërf. vdiq; i ra këmbës u përpoq më kot; / mospërf. vdiq; i ra ndër këmbë (dikujt) i ra në gjunjë; më ranë këmbët u lodha duke kërkuar; ua dha (u ra, ua mbathi, ua grahu) këmbëve iku me vrap, u zhduk shpejt (zakonisht nga frika); çalon nga të dyja këmbët ka të meta shumë të mëdha; u çua (u ngrit) në këmbë mblodhi të gjitha fuqitë për të nisur një punë të madhe; i drodhi këmbët mospërf. vdiq; ecën me këmbët e veta bën diçka me forcat dhe me mjetet e veta; fle në këmbë iron. është i plogët nga mendja; i fsheh (nuk i tregon) këmbët punon e vepron fshehurazi; hedh gurin e fsheh dorën; fut (vë) këmbët (këmbën) (diku) arrin të futet diku; fut hundët; nuk ia gjen dot këmbët nuk e zbulon dot ku është fshehur; ha këmbët e veta vuan aq shumë, sa s'duron dot më; sa i hanë këmbët me tërë vrapin; hedh këmbët sipas valles vepron sipas kushteve dhe mjedisit ku është; heqtë këmbën zvarrë (rrëshqanë)! ur. urim që edhe të tjerët të bëjnë atë që bën dikush; ua hipi këmbëve shak. u nis diku më këmbë; (e ka) nëpër këmbë (fëmijën) e ka fare të vogël dhe duhet ta rritë; i ka këmbët (duart
- ) të shpenguara; i ka këmbët të lidhura (iu lidhën këmbët) nuk shkon dot asgjëkundi, sepse ka punë ose sepse e pengon dikush a diçka; nuk vepron dot lirisht; këmbë e krye që të gjithë, tërësisht; me këmbë e me duar duke përdorur të gjitha fuqitë e mundësitë; me këmbë prej balte (argjile) mospërf. i fuqishëm në dukje, por me mbështetje të dobët; me këmbë të lehta! ur. urim për dikë që niset për udhë, me kuptimin: "dalsh faqebardhë e pa u lodhur!"; edhe me një këmbë medoemos, detyrimisht; (është bërë) si me këmbë keq. është bërë pa kujdes, shkel e shko; (është) si këmbët e gjarprit (diçka) është e fshehtë dhe e padukshme; (është) me këmbë në yzengji (dikush) është gati për të ikur; / jeton e punon në kushte shumë të mira; (është) me këmbë në kapërcyell është duke kërkuar një rrugëzgjidhje; (është) me një këmbë në varr është shumë plak dhe në prag të vdekjes; (s'jemi) si këmbët e dhisë s'jemi të gjithë njëlloj (për nga mosha, nga vlerat etj.); kërkon këmbë për gjemb nxjerr ndonjë shkak që të grindet; i ktheu (i ngriti) këmbët nga qielli (nga dielli) iron. vdiq; s'i ka lagur këmbët ka shpëtuar mirë; nuk ka pësuar gjë; nuk është munduar fare; t'i lash këmbët e t'i pish ujin është njeri shumë i mirë e i aftë dhe meriton ta nderosh; t'i lë këmbët e arushës në dorë (dikush) shpëton vetë, duke ia lënë rrezikun një tjetri; ia hedh dikujt; i lëpin (i puth) këmbët (çizmet) (dikujt) keq. i përulet shumë; e lidhi këmbë e duar nuk i la asnjë të drejtë e mundësi për të vepruar; e skllavëroi; ju lumshin këmbët! (ur.) mirë se erdhët! mori këmbët (në krahë, mbi supe) u nis menjëherë; iku me vrap; u lodh aq shumë saqë tani nuk mund të ecë më; e ka marrë nëpër këmbë (dikë) e trajton keq; nuk e përfill; ia shkel të drejtat etj.; e mbaj më këmbë (diçka) e bëj që të jetë ende; e forcoj, nuk e lë të bjerë; mbështetet (rri) vetëm në një këmbë nuk mbështetet mirë ose sa duhet; / mban vetëm një anë, nuk është i plotë në gjykim a në veprim; i mblodhi këmbët u bë më pak kërkues; nuk është më aq i egër; i ndeu (i mblodhi) këmbët (dikush) mospërf. vdiq; i ngatërrohet nëpër këmbë (dikujt) i krijon vështirësi a pengesa, e bezdis; ngrihen (çohen) këmbët e i bien kokës ngrihet i vogli e godet të madhin; u ngrit (u çua) në (më) këmbë u rrit dhe u bë i zoti për të punuar; u shërua, e mori veten; / mblodhi forcat dhe nisi një punë të madhe; u hodh në kryengritje; / u ndërtua (një shtëpi etj.); u rregullua (një punë); ngul këmbë këmbëngul, ngulmoj; ngul këmbët në akull thuhet për dikë kur nuk gjen dot mbështetje për atë që kërkon; përplas (përpjek) këmbët kërkon diçka me këmbëngulje; e priti me këmbët e para e priti keq; e hodhi poshtë, nuk e pranoi; i puth këmbë e dorë (këmbët, pëqirin, dorën, gjunjët) keq. i përulet shumë dikujt; i bën lajka; i lutet shumë; (qëndron, rri) këmbë mbi (përmbi) këmbë rri i qetë a i shkujdesur; kapardiset; / është i sigurt për diçka, s'e prish gjakun; i rri më këmbë (dikujt) i rri gati për t'i shërbyer, bëj çdo gjë që kërkon ai; i shkanë (i rrëshqitën) këmbët (i shkau këmba) (dikujt) ka bërë një gabim dhe për pasojë humbi pozitën që kishte; e shkel me këmbë (diçka) nuk e zbaton (një ligj etj.); nuk e pranon, e përbuz; e shkeli me të dyja këmbët gaboi rëndë; i shkel këmba shesh nuk ka pengesa në rrugën e vet; e ndien veten zot; (shkruan) si me këmbët e pulës shkruan jo qartë e jo bukur; shtrëngoj (tund) këmbët shpejtoj, nxitoj; tund këmbët (dikush) bën sherr e kërcënon; kërkon diçka me këmbëngulje; përpiqet për të siguruar diçka; iu thanë këmbët s'i bëjnë këmbët që të ecë; e theu këmbën përçm. u shporr, theu qafën; / vdiq; i vuri këmbën (dikujt) e përzuri, e shkelmoi; / e vuri poshtë; e shtypi; i vunë këmbën (thembrën
- ) në qafë; ia vuri (ia shkoi) këmbët në rrip të dyfekut e ndëshkoi rëndë; e dënoi rreptë; ia vuri (ia futi, ia shtiu) të dyja këmbët në një këpucë (në një opingë) i krijoi dikujt një gjendje të vështirë; e detyroi me zor të bëjë diçka; ia mblodhi; ia zuri këmbët me derë (dikujt) e përcolli shpejt e shpejt, thuajse e përzuri: s'e zë këmba nuk shkelet shumë nga njerëzit (një rrugë etj.); s'i zënë këmbët dhe (tokë) (dikujt) nuk qëndron në një vend; lëviz shumë; kërkon andej-këtej; është në hall të madh; vrapon shumë shpejt.