Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËMBËKRYQ

    ndajf.
    1. Ndenjur, ulur a shtruar me këmbë të kryqëzuara nën vete. U ul këmbëkryq në qilim (mbi bar).
    2. fig. Shtruar, me durim e gjakftohtësi. Biseduan këmbëkryq.
    3. fig. Me mendje të qetë e të shkujdesur; qetë si në shtëpinë e vet, pa u trazuar prej askujt. U shtrua (u ul) këmbëkryq.