Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËMBËZ

    f. sh.
    1. Zvog. i KËMBË 1-5, 8, 10,
    2. Këmbëz mize. Këmbëz foshnje. Këmbëz dollapi (froni). Këmbëza e karrocës. Këmbëzat e shkallëve. Këmbëz penjsh (leshi). Këmbëza ullinjsh.
    3. usht. Kunj i përkulur në mekanizmin e shkrepjes të një arme (në pushkë, në automatik etj.), që tërhiqet me gishtin tregues për të bërë shkrepjen. Këmbëza e armës (e pushkës, e kobures). Tërheq (heq, shkel) këmbëzën.
    4. Pjesa e kthyer e parmendës në anën e prapme të saj, që bashkohet me plorin. Këmbëza e parmendës.
    5. Druri që vihet pingul mbi trarët e shtëpisë dhe mban përsipër qeprat, cungal, baballëk; secili nga gurët pingulë në të dyja anët e dritares ose të derës. Këmbëzat e çatisë. Këmbëzat e dritares (e derës).
    6. Stërkëmbës, këmbestër, pengë. I vuri këmbëzën.
    7. Pjesa e qepur a rripi i shtuar në fund të çitjaneve ose të pantallonave; këmbje. Këmbëzat e çitjaneve.

      Shprehje

      • E mban (e ka) gishtin në këmbëz (rri me gisht në këmbëz) rri ose është gati për luftë, rri syhapët për t'u mbrojtur në rast se armiku e sulmon. Është këmbëza e urës shih tek UR/Ë,~A.