Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËMBIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËMBEJ, KËMBEHEM. Këmbim rendesh. Këmbim letrash. Këmbim monedhash. Këmbim delegacionesh. Këmbim mendimesh (pikëpamjesh, vizitash). Këmbim zjarri. Këmbim përshëndetjesh (notash). Këmbim përvoje. Pjesë këmbimi pjesë e një mekanizmi, vegël që zëvendëson një tjetër të përdorur ose të dëmtuar, pjesë ndërrimi. Tregjet (arkat) e këmbimit. Kursi i këmbimit. Bëj këmbim.
    2. shih SHKËMBIM,~I 2,3.
    3. gjuh. Zëvendësimi i një tingulli nga një tingull tjetër në të njëjtën morfemë, i cili është bërë gjatë zhvillimit historik të gjuhës ose ndodh për arsye të ndryshme e në kushte të caktuara gjatë përdorimit të saj. Këmbim fonetik (gramatikor). Këmbimi i zanoreve (i bashkëtingëlloreve).

      Shprehje

      • Në këmbim (me një emër në r. gjinore) libr. në vend..., për të zëvendësuar diçka. Monedhë këmbimi (shkëmbimi) libr. mjet për të bërë allishverishe, matrapazllëqe a dallavere në kurriz të dikujt. Këmbimi (shkëmbimi) i lëndëve biol. shih te SHKËMBIM,~I.