Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËNAÇE

    f. sh.
    1. Shtambë prej balte ose enë e vogël shpatuke prej druri me një vesh dhe me lëfyt, që përdoret për të mbajtur ujë. Kënaçe balte (druri). Kënaçe me bark të shtypur. Pi ujë me kënaçe.
    2. Gotë prej balte, prej bakri ose prej teneqeje, me një vesh, që përdoret për të pirë ujë, dhallë ose qumësht; sapllak.

      Shprehje

      • Bie shi me kënaçe bie shumë shi, bie shi me shtamba. Prish bucela e bën kënaçe shih te BUCEL/Ë, ~A.