KËNAQËSI f.sh.
1. Ndjenjë gëzimi e lumturie, që ka njeriu kur i plotësohet një dëshirë ose një kërkesë; ndjenjë gëzimi e lumturie, që i jep njeriut puna që bën, një shpërblim moral etj.; ndjenja që përjeton njeriu kur kënaqet; të qenët i kënaqur. Kënaqësi e madhe. Kënaqësi e brendshme (shpirtërore). Ndiej (kam) kënaqësi. Shpreh kënaqësinë. Sa kënaqësi. Gjej kënaqësi. Më jep (më sjell) kënaqësi. Pres (pranoj) me kënaqësi pres me gjithë qejf. Kam kënaqësinë t`ju njoftoj se... zyrt. ju njoftoj me gëzim se ...
2. Gjendja e atij që nuk do asgjë më shumë sesa ajo që ka arritur. Ra në kënaqësi.