KËNDOJ
Ijokal.
- Edhe kal., nxjerr tinguj muzikorë; ia marr një kënge; jam këngëtar, jap me zë një pjesë muzikore: këndon bukur; di të këndojë; / v. III nxjerr zë a tinguj të harmonishëm si këngë (për disa shpendë, kandrra etj.): këndon bilbili; këndon gjinkalla; këndo, kitara ime!
- Thur këngë ose vargje për dikë a për diçka: u këndojmë trimave; i këndon heroizmit të dëshmorëve.
- fig. v. III ka a shpreh një ndjenjë gëzimi; merr pamje ngazëllimi: i këndon zemra është shumë i gëzuar; i këndojnë sytë i qeshin sytë; nuk i këndon buza nuk i qesh buza.
IIkal. bised.
- Lexoj: di të shkruajë e të këndojë.
- Ysht: e kishte kënduar yshtësja. / pës. këndohet v. III.