Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËRCE

    f. sh.
    1. anat. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit, në hundë dhe në kyçet e eshtrave të njeriut e të kafshëve. Kërcja e veshit (e hundës).
    2. Shtresa e jashtme dhe e fortë që zë buka ose diçka tjetër kur piqet, kore e hollë; copë e hollë e petës së jashtme të byrekut, të lakrorit etj., e pjekur shumë. Kërce buke (lakrori). I pëlqejnë kërcet.
    3. përd. mb. fig. I ngrirë; krejt i ri dhe i pastër, akull. I rrinë rrobat kërce. E ka kostumin kërce.