Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËRCËNOJ

    kal.
    1. Përpiqem t`i fut frikën dikujt duke e paralajmëruar se do të përdor dhunën a mjete të tjera shtrëngimi; i kanosem dikujt. E kërcënoi me grusht (me bajonetë). I kërcënonte se do t`i nxirrte nga puna.
    2. vet. veta III. Vë në rrezik, rrezikon; afrohet për t`i bërë dikujt një të keqe, për ta dëmtuar a për t'i sjellë fatkeqësi; mund të rrezikojë dikë. Kriza kërcënon vazhdimisht shtetet kapitaliste. E kërcënonte vdekja (uria). E kërcënonte rreziku. Të lashtave u kërcënohej thatësira. Po na kërcënon shiu (dimri).