Skip Navigation or Skip to Content
X
KËRCEJ jokal.
1. Hidhem përpjetë, përpara, prapa ose anash; lëviz duke u hedhur në një drejtim të caktuar. Kërceu i pari. Kërcen me një këmbë (pupthi). Kërcej së larti (së gjati). Kërceu tre hapa larg. Kërceu nga shtrati. Kërcen karkaleci. Kërcen topi. Kërcen kandari. Kërceu mbi kalë.
2. Vërsulem me shpejtësi në një drejtim të caktuar, zbres poshtë me shpejtësi; i sulem dikujt, i hidhem. I kërceu armikut në fyt.
3. kal. Kapërcej diçka duke u hedhur. Kërcej kanalin. Kërcej kaluçin.
4. edhe kal. Vallëzoj bashkë me një tjetër ose me të tjerë; di të vallëzoj, hedh valle. Kërcen mirë (lehtë). Kërcejnë pas daulles. Kërcej, një vals (një tango).
5. vet. veta III. Del befas sipër ose mbi sipërfaqe; duket a shfaqet menjëherë; ngjitet përpjetë, hipën, ngrihet menjëherë (niveli, temperatura etj.). I kërceu një bullungë. I kërceu kurrizi. I kërceu temperatura. Kërceu niveli (i lumit).
6. vet. veta III fig. I lind dikujt menjëherë e papritur një ndjenjë, një dëshirë etj., i hipën në kokë, i teket për diçka. I kërceu dëshira për diçka. I kërceu inati u inatos. I kërceu trilli. I kërcyen në kokë i hipi një trill etj.
7. Përgjigjem menjëherë dhe papritur, shpreh menjëherë, pa u përmbajtur kundërshtimin tim për diçka, hidhem përpjetë. Kërceu përpjetë. Kërceu nga inati. Kërceu si gjel. Pse kërcen?
8. kal. bised. Hedh brenda diçka me të tepër a me të shpejtë. I kërceu gjellës ca kripë. E kërceu në shishe. * I kërceu (i hipi, iu ndez, iu ngrit, e zuri) damari shih te DAMAR,~I. E kërceu (e hodhi, e kapërceu) gardhin shih te GARDH,~I. I kërceu kandari dikujt shih te KANDAR,~I. I kërceu në shpinë dikujt shih te SHPIN/Ë,~A. I kërcyen (i hipën, e zunë, e kapën) xhindet (qipujt) shih te XHIND,~I. I ka kërcyer (i ka hyrë, i ka hipur) zekthi (miza) shih te ZEKTH,~I. E bëri të kërcejë (të luajë, të hedhë valle) në tepsi shih tek TEPSI,~A. Kërcen (hedh vallen, hedh këmbët, luan këmbët) siç bie daullja (siç bie lodra, sipas daulles) keq. shih te DAULL/E,~JA. I kërceu (i hipi, iu ngrit) delli i ballit shih te DELL,~I. I kërcen (i hipi) gjaku në tru (në kokë) shih te GJAK,~U. Sa kërcen gjeli tra me tra shih tek TRA,~RI. I kërcen gjuha në fyt shih te GJUH/Ë,~A. Kërcen prifti nga belaja tall. shih te PRIFT,~I. I kërcyen trutë në kokë keq. shih te KOK/Ë,~A. Kur kërcente (luante, bënte dasmë) fukarai, çahej daullja shih te DAULL/E,~JA. Po hyre në valle, duhet të kërcesh fj. u. shih te VALL/E, ~JA.