Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËRLESHEM

    vetv.
    1. Më ngrihen flokët a qimet përpjetë nga të ftohtët ose nga inati (për njerëzit dhe për kafshët). U kërlesh nga inati (nga të ftohtët). U kërlesh macja (qeni).
    2. Përleshem, kapem me dikë, zihem me duar e me këmbë, kapërthehem; luftoj trup me trup. U kërleshëm me armikun. Kërleshen macet.
    3. vet. veta III edhe fig. Gërshetohet, plekset me diçka tjetër, ndërthuret; ngatërrohet, bëhet lesh e li. Iu kërleshën flokët. U kërleshën punët.