Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËRRABË

    f. sh.
    1. Shkop i gjatë me njërin skaj të kthyer si grremç, që barinjtë e përdorin për të zënë për këmbe bagëtitë e imëta; grremçi i gdhendur në krye të këtij shkopi. Kërraba e bariut. Me kërrabë në dorë. Zë (kap) me kërrabë.
    2. Furkaçe, ngarkaçe. I vuri kërrabën barrës.
    3. Çengel a grremç ku varim diçka. Kërraba e zjarrit vargoi. Var në kërrabë.
    4. Shatë në trajtë të sqeparit; shatërkaz.

      Shprehje

      • U bë kërrabë a) i doli kurrizi, u bë me kurriz; b) u dobësua shumë nga trupi, u bë kockë e lëkurë. Mori kërrabën u bë bari. I tërheq (i heq) kërraba nga vetja keq. sheh kryesisht interesin vetjak, mendon në radhë të parë për vete.