Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËRTHAZI

    ndajf.
    1. Brinjazi; këlliç. U shtri kërthazi. Ra kërthazi.
    2. Shkarazi, rrëshqitazi, për anash; tërthorazi, së kithi. Shkoi kërthazi. E kapi kërthazi. I hodhi një vështrim kërthazi. E preu kërthazi.
    3. Shkurtazi, për së shkurti. I ra kërthazi udhës.
    4. përd. parafj. Anës dikujt a diçkaje. Kërthazi shtëpisë.