Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËSHILLË

    f. sh.
    1. Porosi që i jepet dikujt për ta ndihmuar ose për ta mësuar si duhet të sillet, si duhet të veprojë a çfarë duhet të bëjë; fjalë që i thuhen dikujt për ta ndihmuar që të zhdukë të metat, të ndreqë gabimet etj. Këshillë e vlefshme (e urtë). Këshillat e prindërve (e mësuesve, e shokëve). Këshillat e mjekut. I dha këshilla. Kërkoj (dëgjoj, pranoj, zbatoj) këshillat e dikujt.