Skip Navigation or Skip to Content
X
KËSHILLTAR I m.sh.
1. Ai që jep këshilla, ai që këshillon dikë, këshillues.
2. Ai që është caktuar pranë një institucioni, një organizate etj. për të dhënë mendimin për çështje të ndryshme dhe për të ndihmuar me këshilla në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore a shtetërore. Këshilltar teknik (ushtarak, tregtar). Këshilltar ligjor. drejt. nëpunës me arsim të lartë juridik pranë zyrës së ndihmës juridike, i cili ndihmon popullin për t'u njohur me legjislacionin dhe në raste të veçanta merr pjesë edhe në gjyq. Këshilltar i posaçëm. Këshilltar i ambasadës.