KËTEJ
- I. ndajf. 1. Në këtë anë, në anën ku ndodhemi, nga kjo anë; në këtë vend, nga ky vend; në këtë drejtim kësaj ane; kund. andej. Prej këtej. Më këtej. Shko këtej! Shih këtej! Iku që këtej.
- Në një vend afër, që tregohet në mënyrë pak a shumë të pacaktuar. Këtej nga shtëpia. Këtej rrotull.
- Që nga kjo kohë. Këtej e tutje (e prapa). Që këtej duke filluar nga kjo kohë.
- Si rrjedhim i kësaj; si pasojë e kësaj. Këtej del se... Këtej buronin të gjitha të këqijat. II. parafj. Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në anën afër folësit ku ndodhet ose për ku drejtohet dikush a diçka. Këtej lumit. Këtej derës.