Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KËTO

    dëft.
    1. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë femërore) që ndodhen më afër folësit se frymorët a sendet e tjera të atij lloji; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin shumës), që përmendet në çastin kur flasim ose që është përmendur pak më parë; kund. ato. Këto këtu. Ja këto. Këto vajza. Këto dokrra. Këto lule. Këto përpjekje. - Cilat të pëlqejnë?- Këto.
    2. Përdoret me një emër të gjinisë femërore në numrin shumës për të treguar pjesën e kohës, që shënohet nga emri ose që përmendet a është përmendur pak më parë. Këto vite. Këto ditë. Këto çaste.
    3. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorët a sendet që tregon përemri (të shënuar nga emra të gjinisë femërore në numrin shumës), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorët a sendet që zëvendëson përemri; përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar frymorët a sendet që përmenden në kohën kur flasim ose që janë përmendur pak më parë me një cilësi a tipar të caktuar. Një nga këto shoqet (punëtoret) e ndërmarrjes. Nëpër këto male kreshnike.
    4. libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore (në numrin shumës), për të mos u përsëritur emri. Si në vendet me klimë të ftohtë, edhe në këto me klimë të ngrohtë.
    5. Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar mendimet, çështjet ose rrethanat që përmenden në kohën kur flasim a pak më parë ose që plotësohen më pas. Këto që dija i thashë.

      Shprehje

      • Në këta e sipër ndërkaq, në këtë kohë.