Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KEQTINGËLLIM

    m.
    1. muz. Grup tingujsh që nuk tingëllojnë bukur së bashku dhe të vrasin veshin; kund. harmoni.
    2. gjuh. Tingëllim i keq, i cili krijohet nga takimi i fjalëve, i rrokjeve a i tingujve që shqiptohen me vështirësi e të vrasin veshin ose që ngjallin asociacione jo të pëlqyeshme a të pahijshme; kund. bukurtingëllim. Krijon keqtingëllim. Për të mënjanuar (për të zhdukur) keqtingëllimin.