Skip Navigation or Skip to Content
X
KIAMET m.sh.bised.
1. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë. U bë kiameti.
2. Shtrëngatë, furtunë; përmbytje; shi i madh. Ditë kiameti. Në këtë kiamet.
3. fet. Mbarimi i botës (sipas dogmave fetare). Dita e kiametit.
4. përd. ndajf. Shumë, krejt. I ngjan kiamet. * Për kiamet a) shumë, me shumicë; b) aspak, në asnjë mënyrë. Bëri kiametin bëri zhurmë të madhe, u ankua me të madhe, bërtiti fort; bëri gjëmën. S'u bë kiameti! s'ka gjë, nuk është ndonjë gjë e madhe, s`prishet ndonjë punë e madhe. Pa kiametin me sy u llahtaris nga diçka e frikshme, nga një fatkeqësi e madhe etj.; u tremb shumë nga një rrezik a e keqe e madhe që iu kanos; vuajti shumë nga diçka.