Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KLLAPOS

    kal.
    1. Mbyll me kllapë; mbyll mirë që të mos hapet. E kllaposi kapakun.
    2. Zë me kllapë a me lak një kafshë; zë dikë si në lak, zë në kurth (edhe fig.).
    3. bised. I vë hekurat dikujt, ia lidh duart me kllapa; fut në burg, arrestoj. E kllaposën brenda.
    4. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më pushton, më mbërthen një ndjenjë dhe nuk më largohet; më pllakos.