Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KLLUKË

    f. sh.
    1. Klloçkë.
    2. Veza që ngroh klloçka; veza që është ngrohur nga klloçka, por nuk nxjerr zog; vezë e prishur dhe me erë të keqe, që nuk i dallohet e bardha nga e verdha.
    3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Vezë kllukë.

      Shprehje

      • Vezë kllukë njeri shëndetlig e i dobët, që sëmuret shpesh ose preket shpejt nga sëmundjet.