KODIFIKOJ
kal.
- drejt. Bëj një përmbledhje të sistemuar të normave juridike, që kanë të bëjnë me një fushë të caktuar të së drejtës. Kodifikoj legjislacionin e punës.
- Përmbledh në një kod rregulla e udhëzime që duhen zbatuar në një fushë të caktuar; caktoj e përpunoj një tërësi rregullash e i vë në një sistem të vetëm. Kodifikoj normën gjuhësore (gramatikore, drejtshkrimore).