Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KOKË

    f. sh.
    1. Dhe -a(t) 1. pjesa e sipërme e trupit të njeriut dhe të kafshëve, ku ndodhen fytyra, goja, trutë, sytë etj.; krye: kokë njeriu (viçi, dashi); paçe koke; shami koke; me kokë të qethur; nga koka deri te këmbët; më dhemb koka; e zuri koka filloi t'i dhembë koka; ia bëj me kokë i bëj shenjë me kokë; e bëri kokën tullë e qethi kokën krejt; s'ka tru në kokë është i trashë nga mendja; ia prenë kokën e therën; / njësi për të numëruar njerëzit e bagëtinë: taksë për çdo kokë (hist.); (ka) njëqind kokë dhen; okë e kokë secilit aq sa i takon; kokë për kokë për secilin; rrogë e kokë. 2. fig. kjo pjesë e trupit të njeriut, si qendra e të menduarit; aftësia e njeriut për të menduar e për të arsyetuar, mendja, mendtë; krye (edhe në disa njësi frazeologjike): njeri me kokë njeri i mençur; ia mbushi kokën e bindi; ia bëri koka e ka fajin vetë; s'ia preu koka nuk arriti ta kuptojë a ta mendojë mirë; s'kishte kokë; më nxjerr koka tym jam si i hutuar; m'u bë koka çorbë (dhallë, bozë, përshesh, lëmsh, tym) më janë ngatërruar mendimet; mbeta i hutuar; m'u bë koka daulle (nga zhurma, nga fjalët e shumta); më buçet koka; më zien koka; më digjet koka (nga telashet); më avullon koka (nga hallet); m'u hap koka (m'u ça koka) më dhemb koka nga lodhja mendore etj.; na çau kokën na shurdhoi; na mërziti shumë; nuk çan kokën nuk shqetësohet, nuk mërzitet, nuk e lodh mendjen; mos më çaj kokën!; s'di ku kam kokën (nga telashet); s'e ka kokën në vend nuk e ka mendjen fare; i hipi (i kërceu) në kokë (në tru) iu ngul në mendje për të bërë diçka dhe nuk heq dorë; e ka kokën gdhe është kokëgdhe; i vjen koka vërdallë; bën sipas kokës bën siç mendon vetë; nuk i merr vesh koka; i ka marrë koka (kryet, mendja) erë punon a vepron pa menduar mirë pasojat; është kokëkrisur; i mbiu në kokë (një ide); ata kanë një kokë ata mendojnë e veprojnë njëlloj; nuk i hyn në kokë; e ka kokën shkëmb është kokëfortë; e ka kokën bosh (plot); është kokë e madhe ai është njeri me dije të shumta; koka bën, koka pëson (fj. u.); kush s'ka kokë ka këmbë (fj. u.) kush nuk e lodh mendjen, do të lodhet më shumë nga ana fizike; humbi kokën e pyet për flokët (fj. u.). 3. fig. kjo pjesë e trupit, si përfaqësuese e jetës së njeriut; vetja; krye (edhe në një disa njësi frazeologjike): mik për (me) kokë mik që jep edhe jetën për mikun; lë (jap) kokën për të; la kokën (kryet) në luftë; shpëtoi (rrezikoi) kokën; i iku (i shkoi, i fluturoi) koka e vranë; përgjigjem me kokë; me kokë (me krye) në torbë (në thes) me rrezik të madh; i bëri dëm kokës; ia hëngri kokën (tahmaja) e pësoi nga tahmaja; ia shtypi (ia theu, ia këputi) kokën e asgjësoi, e vrau; theu kokën ra e u vra keq; thyej kokën! shko në djall! vuri kokën në satër vuri jetën në rrezik të madh; vuri kokën në kandar vuri veten në lojë a në rrezik; për kokën e babait (e djalit)! (betim.); ajo (nëna) ia ka bërë kokën; i ra një hall mbi kokë; rrit gjarprin të të hajë kokën (fj. u.) thuhet për një njeri që tregohet mosmirënjohës; koka e falur nuk pritet (prov.). 4. fillimi i një vargu qeniesh a sendesh: koka e kolonës (e trenit); / edhe fig., pjesa a ana më kryesore e diçkaje: koka e krevatit (e djepit). 5. edhe fig., drejtuesi, udhëheqësi; kreu: ai pandeh se është koka e vendit; turmë (parti) pa kokë; / thelbi i diçkaje; kreu: bisedë pa kokë bisedë pa një përmbajtje a pa pikësynim të qartë. 6. zhardhoku i një bime; fryt i rrumbullakët, kokërr, send në këtë trajtë: kokë qepe (hudhre); koka e bastunit; gjilpërë me kokë.

      Shprehje

      • Bën kokë nga bishti s'lë gjë pa bërë për t'ia arritur qëllimit; (bërtet, thërret) mesa ka në kokë bërtet me sa fuqi që ka; i ra në kokë e zuri, e trullosi (rakia etj.); e joshi, ia mori mendjen dikush; i ra kokës (në kokë) (dikujt) e goditi a e kritikoi ashtu si duhej dhe atje ku duhej; i bie kokës me grushte pendohet rëndë për diçka që ka bërë; ku më ka rënë koka ku kam lindur; e çoi (e ngriti) kokën u mëkëmb nga ana ekonomike; u përmirësua, e mori veten pas një sëmundjeje të rëndë; iu fry koka ndien lodhje nga puna mendore; iu rrit mendja; i ftohu kokën (kryet
      • ); e futi kokën (qafën) (diku) u strehua diku; e gjeti kokën e kandilit mospërf. e pësoi siç e meritonte; i ha koka për brirë e kërkon të keqen vetë, kërkon të vejë si breshka te nallbani; ia hëngri kokën (me të mirë) ia mbushi mendjen, e zbuti duke e marrë me të mirë; i hipi mbi kokë (dikush) i hipi mbi kurriz, e nënshtroi; e ka kokën me cepa (me çipa) është shumë kokëfortë; e ka kokën në vend të lig keq. nuk arsyeton si njeri, s'i kupton drejt gjërat; e ka (e mban) mbi kokë e lart (mbi krye e sipër) (dikë) e nderon dhe e çmon aq shumë sa mbi të s'vë njeri tjetër; s'ka kokë (dëbora, dimri) e ka humbur forcën; nuk do të zgjatë shumë; s'ka as kokë as këmbë është diçka pa trajtë; s'ka as fillim, as mbarim; s'ka ku të përplasë (ku të përpjekë) kokën s'ka ku të ankohet ose të kërkojë ndonjë ndihmë a këshillë; u bë koka e turkut i ra fati të sakrifikohet për një faj, për të cilin nuk është ai kryesori; u bë dashi i kurbanit; kokë e këmbë në gjithë trupin; që nga koka deri te këmbët; krejt; plotësisht; fund e krye; kokë më kokë (krye më krye) fare afër, ngjitur njëri pranë tjetrit; fshehurazi nga të tjerët; (është) kokën këtu, këmbët atje (dikush) nuk e shtron mendjen dhe mezi pret të ikë që këtej; edhe në kokën tënde (edhe në kryet tënd)! ur. edhe në dasmën tënde!; në gëzime! me kokë ulur kokulur; nga koka deri te thembrat i gjithi, kokë e këmbë; (djalë) për kokën e djalit djalë aq i mirë, aq i zoti etj. sa s'bëhet; sipas kokës edhe festen (ajo kokë atë feste do; atë kokë ka, atë feste do) mirë e gjeti, mirë e pësoi (për dikë që bën një veprim a një punë të pamenduar); e ktheu me kokë poshtë (diçka) e trajtoi a e interpretoi krejt ndryshe; ia lau kokën e qortoi rëndë; / e rropi; sa të lësh kokën të tërheq aq shumë një vend a diçka tjetër sa nuk të vjen të largohesh që andej; ma mban kokën mënjanë është zemëruar me mua dhe nuk më flet; e mban (e ka) kokën lart është krenar, mbahet kryelartë; / keq. është mendjemadh; ngre (çoj) kokë (krye) çohem në revoltë, bëj kryengritje; e kundërshtoj hapur dikë dhe nuk pranoj t'i nënshtrohem më; / v. III shfaqet përsëri (diçka e padëshirueshme a e dëmshme); nxjerr kokë (krye, kryet
      • ); e nxori (e qiti) kokën e tregoi veten se kush është; e nxori kryet; i plasi (i shkrepi) në kokë (dikujt) i hipi në kokë për diçka, iu tek papritur, i ra në kokë, e gjeti papritur (një e keqe); e pres kokën (qafën)! betohem në kokën time; e them me bindje të plotë; jam shumë i sigurt; sikur i ka prerë kokën (dikujt) i ngjan shumë; (është) për t'i prerë (për t'i marrë, për t'i këputur, për t'i rrëmbyer) kokën është shumë i bukur; i rri (i qëndroj) mbi kokë (mbi krye) i qëndroj afër e kujdesem për të; e mbikëqyr vazhdimisht; e solli (e pruri) kokën (kryet) mospërf. erdhi (për një njeri që nuk e duam); të thyente kokën (kryet) me para (dikush) ishte shumë i pasur, kishte shumë para; uli kokën (kryet) u nënshtrua, u përul; u bind e nuk kundërshtoi; hoqi dorë nga mendjemadhësia ose nga krenaria e kotë; vari kokën (kryet) u mërzit e u zemërua; uli kokën, i ranë pendët; u turpërua; zuri kokën me dorë u habit a u zemërua nga diçka e padrejtë ose e rreme; u çudit shumë; ia ka zënë kokën me derë e ka mbërthyer mirë e s'ka ku të lëvizë; e ka në dorë; e detyron të bëjë siç do ai.