KOKËRDHOK m.sh.
1. Rruzulli që mbush gropën e syrit dhe që lëviz me anë të disa muskujve; kokrra e syrit. Vërtiti (lëvizi) kokërdhokët. I kishin kërcyer (i kishin dalë) kokërdhokët. I madh sa një kokërdhok.
2. përd. ndajf. Me kokrrën e syrit jashtë; sa kokrra e syrit. I hapi (i nxori) sytë kokërdhok. * Të ha kokërdhokun e syrit a) nuk të lë të qetë sa të mbarojë punën e vet, e arrin të vetën me çdo mënyrë; b) të bezdis tepër.