Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KOKLAVITEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Ngatërrohet (një fije etj.); I prishet radha, bëhet lesh e li; pështjellohet; kund. shkoklavitet. U koklavit vetë (litari, filli).
    2. vet. veta III fig. Ngatërrohet keq një çështje, ndërlikohet e bëhet e vështirë për ta zgjidhur; kund. shkoklavitet. U koklavit keq.
    3. fig. Përzihem në një punë, ngatërrohem keq në të. U koklavit pa dashje në atë çështje.
    4. Pës. e KOKLAVIT.