KOKORRETH
m. sh.
- Copë prej stofi a prej thesi, e mbushur me lecka ose me kashtë dhe e bërë si rrotullame, që vihet mbi kokë për të mbajtur shtamba, tepsi etj.
- Kulaç i grunjtë me gjalpë ose me vaj. Kokorreth për dasmë. vjet.
- përd. ndajf. Në trajtën e një rrotullameje, si rreth, kutullaç. Ishte mbledhur kokorreth. E lidhi shaminë kokorreth.